Së paku 290 persona janë vrarë dhe rreth pesëqind të tjerë janë plagosur në shpërthimet e shumëfishta nëpër kisha dhe hotele në Shri Lankë në ditën e Pashkëve, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij shteti. Liderët e vendit i kanë cilësuar si “sulme terroriste”.
Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ka raportuar se ka parë disa dokumente që dëshmonin se shefi i policisë së vendit kishte alarmuar zyrtarët më të lartë të inteligjencës dhjetë ditë më parë se “bombardues kamikazë kishin planifikuar “të sulmonin kishat më të njohura”.
Së paku tetë shpërthime, disa prej të cilave u kryen prej sulmuesve vetëvrasës, u raportuan të dielën në mëngjes në krejt Shri Lankën. Tri kisha në Negombo, Batticaloa dhe Kochchikade të Kombos u sulmuan në meshën e Pashkëve. Katër hotele, në kryeqytetin Kolombo, gjithashtu u sulmuan.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por trembëdhjetë të dyshuar janë arrestuar deri tani. Dhe policia ka bërë të ditur se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Shri Lankës.
Presidenti Maithripata Sirisena ka thënë se ka urdhëruar forcën speciale dhe ushtrinë që të hetojnë sulmet, me qëllim që të merret vesh se kush qëndronte prapa sulmeve. Ushtria është vendosur në aeroportin ndërkombëtar të Kolombos, ka bërë të ditur një zëdhënës policie.
Edhe
Nga shpërthimet në Shri Lankë vriten 15 persona
Qeveria ka shpallur edhe orë policore në Kolombo dhe ka bllokuar qasjen në mediet sociale dhe uebfaqet ku mund të dërgohen mesazhe, përfshirë “Facebookun” dhe “WhatsAppin”.
Qeveria e vendit ka njoftuar se “kishte disa informacione para sulmit”, por se për to nuk ishin njoftuar ministrat. Kryeministrit i vendit ka thënë gjithashtu se duhet të zhvillohen hetime për të parë se pse nuk ishin njoftuar zyrtarët më të lartë të vendit për të parë nëse sulmet kishin lidheshin me rrjete ndërkombëtare dhe një grup militant lokal.
-
Numri i të vdekurve nga sulmet në Shri Lankë ulet për 100
-
Presidenti i Shri Lankës thotë se nuk ka qenë i informuar me paralajmërimet e sulmeve
-
Dalin pamjet kur njëri nga sulmuesit në Shri Lank hyn në kishë para shpërthimeve
-
Sri Lanka arreston një sirian lidhur me shpërthimet në Kisha, numri i të vdekurve arrin në 321