Ekipet e shpëtimit në Hatay kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 2-vjeçar pas 78 orësh nga tërmeti.
Pas tërmetit që shkaktoi shkatërrim në 10 provinca të Turqisë, ekipet po vazhdojnë kërkim-shpëtimin. Duke punuar në një ndërtesë dikur 4-katëshe, ata nxorën fëmijën.
Fëmija nga ekipi i shpëtimit është dorëzuar te ekipi mjekësor, raportoi CNNTurk.
Nuk ka informacione për familjen e tij, nëse kanë mbetur nën rrënoja apo nëse dikush ishte jashtë duke e pritur fëmijën.
Pasoja shkatërruese ka përjetuar edhe Siria nga ku janë raportuar mijëra të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh
-
296 orë pas tërmetit nxirren edhe tre të gjallë në Turqi, përfshirë një fëmijë
-
260 orë pas tërmetit, shpëtohen edhe tre persona në Turqi
-
248 orë pas tërmetit ndodh mrekulli tjetër në Turqi, 17-vjeçarja nxirret e gjallë
-
Vazhdon beteja për të shpëtuar më shumë jetë në Turqi