Si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë, 18 persona e kanë humbur jetën.
Siç njofton agjencia e lajmeve Xinhua, sipas gjetjeve të para, 18 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi në minierën që ndodhet në rajonin Youxian në provincën Hunan, i cili është shkaktuar nga një rrjedhje e gazit.
Gjatë shpërthimit në minierë kanë qenë duke punuar 55 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe shëndetësisë kanë arritur deri te 37 minatorë, të cilët janë dërguar në spitalet në rajon.
Ekipet e sigurisë kanë arrestuar personat e dyshuar që mund të kenë qenë shkaktarë të aksidentit, ndërsa në lidhje me rastin kanë nisur hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë
-
26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë
-
Të paktën pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë në Kinë
-
Shkon në 51 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë në Iran