Rreth 35 persona janë plagosur në dy shpërthimet që ndodhën në fabrikën e kozmetikës në New York, kurse në mesin e të lënduarve janë dhe shtatë zjarrfikës, sipas zyrtarëve.
Shpërthimi i parë ndodhi të hënën rreth orës 10:15 sipas kohës lokale në fabrikën ndërkombëtare të kozmetikës "Verla" pranë zonës të qytetit të New Yorkut.
Zjarrfikësit që mbërritën për shuarjen e zjarrit ndodheshin brenda objektit në momentin e shpërthimit të dytë në orën 10:40. Rreth 35 persona kanë pësuar lëndime trupore, në mesin e të cilëve edhe shtatë zjarrfikës, kurse shumica e tyre janë nga qyteti i afërt Newburgh.
Dy zjarrfikës u dërguan në repartin për djegie në Qendrën Medicinale Wetchester, por asnjëri nga ata nuk është në rrezik jete, thonë zyrtarët lokal. Ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit të cilin ekipet zjarrfikëse u përpoqën të lokalizojnë deri në orët e vona.
Nga kompani akoma nuk janë prononcuar në lidhje me ngjarjen.
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në një fabrikë në Pennsylvania
-
13 të lënduar në një festë në New York
-
Së paku dy të vdekur në fabrikën e çokolatës në Pennsylvania
-
Shpërthim në një fabrikë në Slloveni, disa të lënduar
-
Shpërthim në një fabrikë të kimikateve në Illinois, evakuohen qindra shtëpi