Një shpërthim i madh tronditi fabrikën e gazit natyror në Austrinë lindore me ç’rast vdiq një person dhe së paku 18 vlerësohet se janë lënduar, raporton KTV.
Zjarri ndodhi pas shpërthimit në fabrikën Baumgarten, rreth orës 08:45 këtë mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFabrika ndodhet në lindje të Vjenës afër kufirit me Sllovakinë.
Nga raportet e pakonfirmuara kuptohet se numri i të lënduarve mund të jetë më i madh e zjarrfikësit dhe ambulancat janë në vend të ngjarjet.
Kjo fabrikë importon gaz nga Rusia, e që më pas distribuohet në Gjermani dhe Itali.