Një shpërthim i madh ka ndodhur sot pasdite në Serbi, në vendin Leshtane në afërsi të Beogradit, ku kanë humbur jetën të paktën dy persona e janë lënduar 16 të tjerë, bëjnë të ditur mediat serbe.
Eksplodimi ka ndodhur në magazinën e firmës “Edepro” që merret me prodhimin e pjesëve për raketa kundër breshërit dhe lëndë djegëse për to.
Mediat raportojnë se kanë shpërthyer 500 raketa me nga 30 kg lëndë djegëse, duke krijuar një krater të madh në vendin ku ishte magazina.
“Ishte depo e 500 raketave me nga 30 kg lëndë djegëse. Pas eksplodimit erdhi deri te zjarri”, ka thënë komandanti i zjarrfikësve të Beogradit, Milosh Majstoroviq, përcjell b92.
Eksplozija na Bubanj Potoku pic.twitter.com/w7BUzXPb8z
— Testosteron (@Dzikac) November 23, 2021
-
Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Serbi
-
32 të vdekur dhe qindra të lënduar nga shpërthimi në depo në Bangladesh
-
Shpërthim në një minierë në Serbi, dyshohet për tetë të vdekur e rreth 20 të plagosur
-
Shpërthim i fuqishëm në depon e municioneve në Serbi
-
Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për pesë të lënduar