Një bazë e karburanteve në objektin e naftës ka shpërthyer në Liban, derisa në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve që po përpiqen ta shuajnë zjarrin.
Në pamjet e mediave ndërkombëtarë shihet tym i zi dhe flakë, derisa autoritetet nuk kanë dhënë ende shumë detaje.
“Jemi duke u përpjekur t’i largojmë banorët nga zona dhe ta shuajmë zjarrin”, ka thënë një zyrtar. Në atë bazë thuhet se ruhet nafta e blerë nga qeveria vendase, dhe se ajo është ndër bazat më të mëdha.
Një shpërthim masiv kishte ndodhur në qytetin e Bejrutit më 4 gusht 2020. Qindra persona kishin vdekur dhe mijëra të tjerë kishin marrë lëndime trupore. Shpërthimi, ndër më të mëdhenjtë në këtë zonë, kishte dëmtuar shumë shtëpi banimi.
-
Të paktën 28 të vdekur nga një shpërthim në Liban
-
Të paktën 15 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Jemen
-
25 të vdekur nga shpërthimi i radiolidhjeve, ushtria libaneze shpërthen pajisje të dyshimta
-
Të paktën 20 të vdekur nga shpërthimi i radiolidhjeve të Hezbollahut në Liban
-
Zjarr i madh në një rafineri nafte në Irak