Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në mbi 900 numri i të vrarëve në Izrael që nga e shtuna

Mbi 900 persona janë vrarë në Izrael që nga fillimi i sulmit të militantëve të Hamasit të shtunën.

Një zëdhënës i Ambasadës së Izraelit në SHBA ka konfirmuar shifrat për rrjetin televiziv amerikan “CBS”.

260 prej personave janë vrarë në një festival muzikor. Ndërkohë janë gjetur të paktën 100 trupa edhe në Kibbutz Be’eri, qytet rreth 20 kilometra nga kufiri me Gazan.

Është një nga vendet e para ku militantët e Hamasit u futën dhe morën pengje izraelite të shtunën.

Ndërkohë në Gaza raportohet për mbi 600 të vdekur, që kur Izraeli nisi sulmet ajrore si kundërpërgjigje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një numër i palestinezëve të armatosur janë ende brenda territorit të Izraelit.

Edhe Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëmje Botë Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëmje

Ai ka thënë se sulmet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi dhe se do të bëjë çdo gjë për izraelitët që po mbahen pengje në Gaza.

Ndërkohë nga Forca e Mbrojtjes së Izraelit është bërë e ditur se janë lansuar disa raketa nga Libani në drejtim të Izraelit. Nuk është raportuar për të lënduar.