Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në gjashtë numri të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoni

Foto: Retuers

Në Klinikën Infektive në Shkup dy persona sot kanë vdekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 91 vjeçar dhe 31 vjeçar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpreh se 31 vjeçari nga Shkupi në Klinikën infektive është trajtuar me pasqyrë të rëndë klinike. Ndërkaq numri total i të vdekurve nga koronavirusi është gjashtë.

“Lidhur me pacientin e ri, një nga faktorët është obeziteti, por pasqyra klinike që e ka treguar dhe mënyra e përkeqësimit është forma më e rëndë e përkeqësimit që përshkruhet në literaturë. Është vërejtur përkeqësim i menjëhershëm dhe rënie e menjëhershme e oksigjenit. Është vendosur në respirator, por bëhet fjalë për pasqyrë klinike me gjakderdhje praktike apo mund të thuhet prishje të mushkërive të bardha”, ka thënë ai.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus. Për momentin, numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është 259. Nga pacientët e hospitalizuar, asnjëri nuk është në respirator. Shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë klinike ndërsa shtatë janë pranë lëshimit në shtëpi./Alsatm/