Numri i personave të vdekur nga përmbytjet në Las Tejerias në Venezuelë, është rritur në 36, derisa 56 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpitë e tyre.
Rreth 1.000 persona nga personeli emergjent po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, shkruan BBC-ja të martën.
“Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur”, tha zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodríguez.
Presidenti Nicolas Maduro ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Mes të vdekurve janë edhe dy të fëmijë, njoftuan mediat lokale.
Raportet e mëhershme thanë se 25 persona kishin humbur jetën, por ministri i Brendshëm, Remigio Ceballos u tha gazetarëve se numri është rritur në 36.
Edhe
Shkon në 1430 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
Reshjet e rrëmbyeshme bënë që lumi El Pato të dalë nga brigjet e tij. Përmbytjet rrëmbyen pemë, vetura, shtëpi dhe dyqane.
Në muret e shtëpive, balta e dendur tregon se sa lart ishin ngritur ujërat gjatë përmbytjes.