Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 35 numri i viktimave nga tajfuni në Japoni, 20 rezultojnë të zhdukur

Dhjetëra mijëra forca shpëtimi në Japoni vazhdojnë kërkimet edhe sot, dy ditë pas kalimit të tajfunit të fuqishëm Hagibis në pjesën qendrore dhe lindore të vendit që shkaktoi të paktën 35 të vdekur.

Hagibis u afrua të shtunën në mbrëmje nga Paqësori i shoqëruar me erëra të forta që arrinin deri në 200 kilometra në orë dhe u pasuan nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje toke.

Mediet japoneze kanë njoftuar për 35 të vdekur dhe sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, rreth 20 persona rezultojnë të zhdukur, përcjell ATSH raportimin e agjenciev. Shifrat e qeverisë janë më pak të larta dhe do të rishikohen sot.

Në rajonin qendror të Naganos në mënyrë të veçantë, një digë është çarë duke shkarkuar ujërat e Chikuma në një zonë rezidenciale, banorët e të cilës janë përmbytur deri në katin e dytë.

“Më shumë se 110 000 forca shpëtimi, 31 prej të cilëve ushtarë të Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes, ishin në terren”, sipas qeverisë./AFP