Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Në orët e pasdites së sotme ka ardhur konfirmimi zyrtar se numri i të vdekurve ka shkuar në 21 dhe i atyre të prekur në 821.
Lajmin ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp Angelo Borrelli, komisionari për mbrojtjen civile në Itali, shkruan “Oranews”.
Ndërkohë, janë 345 persona që po kurohen në spitale, ndërsa 422 të tjerë janë duke u kuruar në shtëpi.
64 prej të prekurve janë në terapi intensive.
Nga ana tjetër, deri më tani ekzistojnë 151 raste me koronavirus në Veneto, sipas përditësimit më të fundit të lëshuar nga ky rajon.
Shpërthimi më i madh me të prekur mbetet ai i Vo 'Euganeo, me 70 raste, i ndjekur nga Treviso me 23, pastaj Venecia me 10, Limena me 9, Milano me 5 dhe Vicenza me 3.
-
75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën
-
310 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Italia regjistron 251 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit