Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shembja e shkëmbit në Brazil

Ka shkuar në 10 numri i personave që humbjen jetën si pasojë e shembjes së një shkëmbi kanioni, derisa viktimat ishin në varkat me motor duke vizituar një ujëvarë në juglindje të Brazilit.

Fillimisht u raportua për gjashtë të vdekur, derisa ekipet e shpëtimit kanë njoftuar edhe për tri viktima të tjera.

Pamje të rënda janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vendi ku ndodhi ngjarja, e që shihet se si një pjesë e murit të kanionit është shembur dhe goditi një nga varkat ku ndodheshin dhjetëra njerëz.

Përveç 10 viktimave të konfirmuara deri më tani, 30 persona të tjerë janë lënduar nga kjo copëz e madhe e shkëmbinjve që u përplas në liqen.