Një vit pasi rasti i parë i COVID-19 u regjistrua në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor të vitit 2019, pandemia ende po qarkullon nëpër botë, por fundi i saj ngadalë ka filluar të shihet.
Shpresa për shërim do të jetë një program vaksinimi kundër koronavirusit që ka filluar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Këto zbulime mjekësore mundësuan gjithashtu shfaqjen e një morie miliarderësh të rinj, të cilët u pasuruan pasi investitorët nxituan të investojnë para në zhvillimin e vaksinave, metodat e trajtimit dhe zhvillimin e pajisjeve mjekësore.
Revista Forbes gjeti 50 miliarderë të rinj në sektorin e kujdesit shëndetësor këtë vit.
Në krye janë shkencëtarët që qëndrojnë pas dy vaksinave më të suksesshme të koronavirusit, ajo e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech dhe tjetra e zbuluar nga Moderna.
Edhe
Shpikësit e vaksinës së “BioNTechut” parashikojnë fundin e kufizimeve
Ugur Sahin, CEO i BioNTech, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij, Ozlem Tureci, ka aksione që tani vlejnë 4.2 miliardë dollarë.
Stephane Bancel, drejtori i Modernas, ka 4.1 miliardë dollarë. Rritja marramendëse e Modernas krijoi dy miliarderë të tjerë nga investitorët e saj të parë, imunologun e Harvardit, Timothy Springer dhe shkencëtari i MIT, Robert Langeri.