Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkencëtarët druhen se numri i viktimave nga virusi misterioz në Kinë është më i madh se shifrat zyrtare

Numri i njerëzve të infektuar tashmë nga virusi misterioz që po shfaqet në Kinë është shumë më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare, kanë thënë shkencëtarët për BBC-në.

Ka pasur 45 raste të konfirmuara nga laboratori i virusit të ri, por ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë se shifra është afër 1.700, transmeton KTV.

Dy njerëz dihet se kanë vdekur nga virusi i cili u shfaq në qytetin Wuhan në dhjetor. Singapori dhe Hong Kongu i kanë kontrolluar udhëtarët nëpër aeroporte dhe autoritetet amerikane njoftuan masa të ngjashme në tri aeroporte kryesore në San Francisko, Los Anxhelos dhe Nju Jork.

Çka është ky virusi i ri?

Mostrat virusale janë marrë nga pacientët dhe janë analizua në laborator. Dhe zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë arritur në përfundim se infeksioni është koronavirus.

Koronavirusët janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë (me këtë të riun do të bëheshin shtatë) dihet se i infektojnë njerëzit.

Edhe OBSH-ja i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus Botë OBSH-ja i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus

Në rastin më të mirë, ato shkaktojnë ftohje të zakonshme, por Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Sars) është po ashtu një koronavirus që la të vdekur 774 nga 8,098 njerëzit e infektuar, virus ky që u përhap nga Kina më 2002.

Analizat e kodit gjenetik të virusit të ri tregojnë se është më i përafërt me Sars-in sesa me viruset tjera "korona" njerëzore.

Virusi ka shkaktuar pneumoni rek disa pacientë dhe ka qenë fatal për dy prej tyre.