Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri të madh i cili u përhap në një kamp të refugjatëve sirianë në Liban.
Agjencia e refugjatëve e OKB-së ka thënë për Reuters se në kamp ishin të strehuar 102 familje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLibani ka të regjistruar një milion refugjatë sirianë, megjithatë thotë se janë të sigurt që numri është më i madh, dikur 1.5 milionë.
Shumë sirian që janë zhvendosur vitet e fundit jetojnë në kampe të improvizuara.
Dana Sleiman nga UNHCR thotë se zjarri ka ardhur si pasojë e një dhome gatimi, por megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.
Prej 93 tendave që ishin në kamp, vetëm 3 prej tyre mbetën pa u shkatërruar.