Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkaqet e dështimit të Rusisë në Ukrainë përkundër rritjes së shpenzimeve ushtarake

military spending rusia

Prej kur presidenti Vladimir Putin mori pushtetin në vitin 2000, buxheti i fuqisë së dytë më të madhe ushtarake në botë është rritur për 280 për qind, prej 23,6 miliardë dollarë në 65,9 miliardë dollarë mes korrupsionit sistematik

Edhe pse ka një personel aktiv në gatishmëri prej 766,000 pjesëtarësh, ku ka para vetëm SHBA-në që ka 1,4 milionë, Rusia ka qenë fare e paaftë për të marrë kontrollin e Kievit gjatë invadimit në Ukrainë.

Ushtria e Putinit as nuk i është afruar fare sa i përket vendosmërisë ushtrisë ukrainase, që është sa një e dhjeta e saj, e cila furnizohet nga vendet më të pasura me armë të teknologjisë së lartë dhe inteligjencë të kualitetit të lartë e në kohë reale. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë sugjeron që çereku i njësive të ushtrisë ruse kanë dalë si joefektive në kuptimin luftues.

Mes arsyeve për dështimin e Kremlinit, që theksohen nga analistët, përmendet fakti që vartësit kanë dështuar të sfidojnë supozimet e planeve të luftës së Putinit – që Ukraina do të shpartallohet.

Po ashtu, disa nga rrethi i ngushtë i ish-oficerëve të Inteligjencës së Putinit nuk kanë përvojë ushtarake. Për shembull, Sergei Shoigu ka qenë ministër i Mbrojtjes prej vitit 2012, përkundër mungesës së përvojës ushtarake. Shoigu po ashtu nuk e njeh shërbimin sekret FSB, që është më pak e zakonshme mes atyre që janë të afërt me Putinin.

Hulumtimi i FSB-së, i kryer para konfliktit, kishte konstatuar që pakënaqësia e paraluftës me Qeverinë ukrainase do të përkthehej në përkrahje lokale për forcat invaduese.

Në nivelin operacional, korrupsioni sistematik në prokurimin e mbrojtjes po ashtu, sipas gjasave, e ka minuar logjistikën dhe kjo është manifestuar ashtu që ushtarët kanë marrë pajisje, furnizime dhe racione joadekuate, të skaduara më 2015. Logjistika e dobët ngadalëson avancimin e trupave, minon moralin e tyre dhe pengon efektivitetin ushtarak.

Burimet:
Russia’s military spending (Stockholm International Peace Research Institute)
Russia Military Spending (Macrotrends)
Russia’s military spending (Stockholm International Peace Research Institute)
Intellectual failures behind Russia’s bungled invasion (Royal United Services Institute)