Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shiu i dendur në Gaza vështirëson strehimin e palestinezëve

Reshjet e dendura të shiut në Gaza po i bëjnë të pajetueshme strehimoret ku po qëndrojnë civilët, ka thënë Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka raportuar BBC-ja të hënën.

Në një postim në rrjetin social X, Agjencia ka shkruar se “situata është e pajetueshme”.

“Njerëzit s’kanë mundësi, njerëzimi duhet të mbizotërojë”.

Qindra-mijëra njerëz janë zhvendosur nga Rripi i Gazës qëkur Izraeli nisi t’i godiste me sulme ajrore zonat ku pretendohet se po qëndrojnë terroristët e Hamasit.

Ushtria e Izraelit pretendon se ka zbuluar një tunel në Gaza që përfundon në një prej spitaleve më të mëdha, e që thuhet se është shfrytëzuar nga Hamasi.