Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shentop, kryeparlamentari i ri i Turqisë

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë, deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk.

Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë.

Në votim deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Shentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP Engin Altay 124 vota, Deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgözegü 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme, raporton AA.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari Binali Yildirim, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.