Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi u kapën nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.
Zyrtarët e urgjencës thanë se tetë të tjerë u plagosën nga shembja, me dy persona të lënduar rëndë.
Ekipet e shpëtimit me helikopterë dhe drone kanë ndërprerë kërkimin e tyre për 14 të zhdukur për shkak të motit të keq.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se incidenti ishte “pa dyshim” i lidhur me ndryshimet klimatike.
Katër nga shtatë të vrarët janë identifikuar nga ekipet e shpëtimit, tre prej tyre italianë, duke përfshirë dy guida malore, shkruan BBC.
Edhe
Orteqet lënë të vdekur pesë alpinistë në Itali
Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës.
Alpinistët e plagosur, përfshirë dy persona të mbetur në gjendje kritike, u dërguan në një numër spitalesh përreth zonës, thanë zyrtarët e shpëtimit.
Nuk është menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesës së akullnajës, të quajtur serac.
Por Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, tha për TV shtetëror se zona ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta ditët e fundit.
“Nxehtësia është e pazakontë”, tha Milan, duke vënë në dukje se temperaturat kanë arritur 10 gradë Celsius në kulmin e akullnajës ditët e fundit.
“Kjo është nxehtësi ekstreme”, tha ai. “Është e qartë se është diçka jonormale”.
Kryeministri italian tha se ndryshimet klimatike mbajnë njëfarë përgjegjësie për shembjen e akullnajave.
Edhe 100 sekonda të fundit“Kjo është një tragjedi që sigurisht kishte një element të të paparashikueshmes, por gjithashtu pa dyshim është e lidhur me përkeqësimin e mjedisit dhe situatës klimatike”, tha Draghi.
Në një vizitë në rajon, ai tha gjithashtu se qeveria do të marrë masa për të parandaluar një tjetër tragjedi të ngjashme.