Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i Mbrojtjes së Britanisë: Vrasja e Putinit vetëm mendim i dëshiruar

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Sir Tony Radakin, ka thënë për spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin nuk është mirë ose mund të vritet, janë thjesht "mendim dëshiror", shkruan Independent.

Ai shtoi se zyrtarët ushtarakë shohin një "regjim relativisht të qëndrueshëm" në Rusi dhe se presidenti ka qenë në gjendje ta shuajë çdo opozitë.

“Unë mendoj se disa nga këto komente se ai nuk është mirë, ose se në fakt, me siguri dikush do ta vrasë ose do ta nxjerrë jashtë loje, mendoj se janë mendime të dëshirueshme”, deklaroi Radakin.

Javëve të fundit ka pasur spekulime të ndryshime në media se Putini mund të jetë diagnostikuar me kancer apo se mund të vritet nga dikush brenda Rusisë.

Artikuj të ngjashëm