Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se luftimet do të përfundojnë deri në fund të vitit 2022. Në një intervistë për transmetuesin britanik, Sky News, Kyrylo Budanov ka thënë se pikë kthese në luftën kundër Rusisë do të jetë pjesa e dytë e muajit gusht teksa ka thënë se lufta do të shpjerë te ndryshimi i pushtetit në Rusi.
Ai me siguri të plotë ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se Putini vuan nga kanceri.
Deri më tani nuk ka pasur qëndrime që mbështesin deklaratën e Budanovit në lidhje me shëndetin e liderit rus. Teksa qëndronte i qetë në zyrën e tij, shefi ushtarak e ka cilësuar ushtrinë ruse si “hordhi e njerëzve me armë”.
Në intervistën e shkurtër me transmetuesin britanik, shefi i inteligjencës ushtarake ka thënë se është shumë optimist për të ardhmen e Ukrainës.