Ushtria amerikane kreu disa stërvitje detare me Katarin më 14 qershor, edhe pse Shtëpia e Bardhë e akuzon këtë vend për mbështetje të terrorizmit.
Dy anije të marinës amerikane arritën në Doha për ushtrime me marinën e Katarit, raportoi agjencia katarase QNA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatari, i cili është akuzuar nga disa fqinj arabë dhe presidenti amerikan, Donald Trump, për strehimin e terroristëve, ka instalimin më të madh ushtarak të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Njëmbëdhjetëmijë trupa dhe mbi 100 avionë operojnë nga baza ajrore Udeid.
Për më tepër, Pengatoni e vlerësoi javën e kaluar Katarin për, siç tha, “angazhimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë rajonale”.