SHBA ka thirrur Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në një mbledhje urgjente me arsyetimin se disa shtete kanë "minuar dhe bllokuar" sanksionet ndaj Koresë së Veriut.
Në deklaratën e misionit të SHBA-ve, thuhet se në mbledhje do të trajtohet çështja e zbatimit të sanksioneve amerikane ndaj Koresë së Veriut, raporton AA.
Më tej bëhet e ditur se cilat janë shtetet që kanë shkelur sanksionet.
SHBA-ja e akuzoi Rusinë se ka bërë presion ndaj delegacionit të pavarur i përbërë nga ekspertët e OKB-së për të bërë ndryshime në raportin në lidhje me sanksionet ndaj Koresë së Veriut ku gjenden pretendimet për shkelje të aktorëve rusë.
Agjencia e lajmeve AP muajin e kaluar ka arritur deri tek raporti, ku ishte theksuar se Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programin e saj bërthamor dhe raketor ndërsa në det janë duke kryer shkelje me eksportin e qymyrit.
-
SHBA thërret mbledhje urgjente në OKB lidhur me sanksionet ndaj Koresë veriore
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret seancë të jashtëzakonshme
-
Koreja e Veriut kërcënon Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Sirinë
-
SHBA-ja s’pret që Rusia e Kina të bashkëpunojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së