Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë vendimin e saj, për të revokuar vizat për studentët e huaj.
Universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e një numri institucionesh të tjera, kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase.
"Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij", tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.
Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.
Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si "të tmerrshëm".
-
Trumpi urdhëron ndaljen e intervistave për viza për studentët e huaj
-
SHBA-ja do t’i anulojë vizat për studentët e huajë, nëse mësimet kalojnë online
-
SHBA-ja pezullon të gjitha aplikimet për viza imigruese
-
SHBA-ja po përgatit anulimin më të madh masiv të vizave në histori, prek deri në 200,000 të huaj
-
Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë