I dërguari amerikan në Izrael, ka kërkuar nga ky shtet që të mos deklarojë sovranitetin mbi Bregun Perëndimor, pa dijeninë e Uashingtonit.
Plani i paqes i prezantuar nga Donald Trumpi, synon që Izraeli të mbajë pikat kyçe të territorit të okupuar, në të cilin palestinezët kërkojnë formimin e shtetit të tyre, por koha e realizimit të këtij plani, ka ngjallur reagime të ashpra mes aleatëve, transmeton KTV.
Benjamin Netanyahu fillimisht kërkoi një përshpejtim të planit për aneksimin e Fushës së Jordanit, por u detyrua të tërhiqet nga ky përshpejtim për shkak se Shtëpia e Bardhë ia bëri të qartë se duhet një plan i përbashkët për realizimin e hartës.
Artikuj të ngjashëm
-
Protesta në Izrael kundër planit të Netanyahut për aneksim
-
OKB: Konflikti izraelito-palestinez të zgjidhet me krijimin e dy shteteve
-
DW: Me planin e paqes Trumpi fyen palestinezët
-
Plani i Trumpit favorizon Izraelin, refuzohet menjëherë nga palestinezët
-
Trumpi prezanton planin për paqe në Lindjen e Mesme