Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, plane të reja për deportimin e imigrantëve të paligjshëm

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi dy memorandume të reja ku flitet për zbatimin e urdhrave ekzekutive të Presidentit Donald Trump për të ndalur imigracionin e paligjshëm dhe për deportimin e imigrantëve pa dokumente.

Memorandumet, të lëshuara sot nga Drejtori i Sigurisë Kombëtare John Kelly, e zgjerojnë listën e përparësive për emigrantët që përballen me kthim të menjëhershëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në to parashtrohet një plan për të punësuar mijëra agjentë ligjzbatues, dhe udhëzohen autoritetet lokale të veprojnë si oficerë imigracioni për të zbatuar ligjet përkatëse.

"Duke filluar menjëherë", thuhet në dokument, “personeli i departamentit do të zbatojë me besnikëri ligjet e imigracionit të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjithë të huajve që duhet të deportohen”.

Memorandumet, që fillimisht dolën në media të premten, bëjnë vetëm një përjashtim: personat që përfitojnë nga ligji i ashtuquajtur DACA, imigrantët të cilët kanë ardhur në SHBA në moshë të re dhe mbrohen në bazë të një programi të miratuar nga ish-presidenti Barack Obama.

Numri i kësaj kategorie emigrantësh pa dokumente në SHBA arrin në rreth 750 mijë.