Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA përjashton BE-në nga taksat për metalet

Uashington, 23 mars – Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi sot përjashtimin nga taksat e SHBA-së mbi importet e çelikut dhe aluminit të disa partnerëve të rëndësishëm, përfshirë Bashkimin Europian, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Taksat për importet e çelikut dhe aluminit të vendeve në vijim janë pezulluar deri më 1 maj 2018”, theksoi në një komunikatë presidenca amerikane duke cituar vendet anëtare të BE-së, Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

“Secili prej këtyre vendeve ka një marrëdhënie të rëndësishme në fushën e sigurisë me SHBA-në”, deklaroi Donald Trump.

“SHBA-ja është në diskutime me këto vende për gjetjen e mjeteve alternative, të pranueshme për të zgjidhur kërcënimin për sigurinë kombëtare amerikane që shkakton importi i çelikut, dhe partnerët tregtarë të Uashingtonit do të jenë për momentin të përjashtuar nga taksat mbi importet e tyre të metaleve”, thuhet në deklaratën e Donald Trump.

Artikuj të ngjashëm