SHBA-ja ka thënë se “nuk sheh ndonjë veprim që përbën gjenocid” në Gaza, duke iu referuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku e ka akuzuar se po bën gjenocid në Gaza.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se akuza të tilla nuk duhet të bëhen me lehtësi.
“Këto janë akuza që nuk duhen bërë lehtë... ne nuk shohim asnjë akt që përbën gjenocid”, ka thënë ai, raportoi Guardian.
Deklaratat e tij vijnë kur sulmet e Izraelit kanë vrarë mbi 22,300 palestinezë në Gaza – gjë që organizatat për të drejtat e njeriut i kanë përshkruar si “burg në ajër të hapur”. Sulmet e Izraelit kanë zhvendosur 1.9 milionë palestinezë nga shtëpitë e tyre.