Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë “që menjëherë” ta monitorojë marrëveshjen për armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë se forcat e kombinuara të ushtrisë ruse dhe separatistët e mbështetur nga Rusia atje, i kanë marrë në shënjestër vëzhguesit ndërkombëtarë.
Në kumtesën e sotme, Departamenti Amerikan i Shtetit, më tutje i ka bërë thirrje “Rusisë dhe forcave separatiste, që ajo i mbështet, që menjëherë të monitorohet armëpushimi, të tërhiqen armatimet e rënda dhe të lejohet qasje e plotë dhe e papenguar”, në rajon për vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kjo thirrje e Washingtonit u bë një ditë pasi misioni monitorues i OSBE-së tha se personat e armatosur në territorin nën kontroll të separatistëve, në pjesën veriore të Donjeckut, e kanë konfiskuar një fluturake pa ekuipazh, të cilën monitoruesit e përdorin për regjistrimin e shkeljeve të armëpushimit.
Kjo ndodhi një ditë pasi qeveria e Ukrainës tha se 16 ushtarë të saj ishin plagosur brenda 24 orëve të mëparshme, nga luftimet e ripërtria kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, përkundër armëpushimit të ri, që mendohej se kishte hyrë në fuqi më 20 të këtij muaji.
Kievi dhe separatistët e mbështetur nga Rusia e fajësojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
-
Evropa dhe Ukraina po përgatisin një propozim me 12 pika për fundin e luftës me Rusinë
-
SHBA-ja e Rusia drejt marrëveshjes që i lë Putinit tokat e pushtuara në Ukrainë
-
Ndërprerja e dërgesave të armëve nga SHBA-ja inkurajon Rusinë, thotë Kievi