Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e një pastori amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm.
“Ne besojmë se ai është një viktimë e vëmendjes së padrejtë që po i kushtohet nga qeveria e Turqisë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke iu referuar pastorit Andrew Brunson, raporton VOA.
Pastori amerikan është venë në qendër të një polemike të hidhur diplomatike midis dy aleatëve të NATO-s.
Brunson, i cili drejtonte një kishë protestante në qytetin e Izmirit, u vu nën arrest shtëpiak javën e kaluar pas gati dy vjetësh burgim.