Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk po përpiqen të hyjnë në luftë me Iranin”, deklaroi sot gjenerali Joe Votel, i cili mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, ndërkohë që disa zyrtarë të administratës Trump kanë ngritur tonin kundër Tehranit.
“Unë nuk mendoj se ne po përpiqemi të hyjmë në luftë me Iranin dhe nuk mendoj se ky është qëllimi ynë”, tha gjatë një deklaratë për shtyp e Përgjithshme, gjenerali Votel, kreu i Komandës Qendrore të forcave amerikane (CENTCOM), shkruan ATSH.
Ai u pyet në lidhje me strategjinë amerikane ndaj Iranit pas një paralajmërimi të fortë që këshilltari për Sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i dha Teheranit.
Bolton paralajmëroi Iranin se “do t’i kushtonte shtrenjtë” nëse ai do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo aleatët e tyre.
-
SHBA-ja përsërit se nuk dëshiron luftë me Iranin
-
SHBA-ja dhe Irani pezullojnë sulmet, i hapet rrugë zhvillimit të bisedimeve
-
Trumpi thotë se Izraeli “kurrë” nuk e bindi të hynte në luftë me Iranin
-
SHBA-ja po përgatitet që konflikti me Iranin “të zgjasë për 100 ditë ose më shumë”
-
Rutte: Nuk ka asnjë plan që NATO të përfshihet në sulmet ndaj Iranit