Forcat Ajrore të SHBA-së do të zbulojnë në dhjetor bombarduesin e parë strategjik në 34 vjetët e fundit.
Bëhet fjalë për bombarduesin B-21 Raider i prodhuar nga Northrop Grumman. Nevoja për këtë bombardues është rezultat i vjetërsimit së flotës aktuale të bombarduesve amerikanë dhe zhvillimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore nga kundërshtarët, për çka më pak se 10 për qind e flotës aktuale është në gjendje të depërtojë në këto mbrojtje të avancuara, shkruan AirDataNews.
Aftësitë e bombarduesve të famshëm B-1 dhe B-52, si dhe B-2 në një mase, nuk janë të mjaftueshme për të siguruar rrezen dhe depërtimin e Forcave Ajrore të SHBA.
Aftësitë e bombarduesit B-21 mbahen të fshehta, por dihet se ai do të jetë në gjendje të mbajë ngarkesa konvencionale dhe bërthamore. Avioni u prodhua nga Northrop Grumman, e njëjta kompani që prodhoi B-2 Spirit dhe furnizoi me sistemin ‘stealth’ për F-35. Kjo do të thotë se B-21 mund të ketë aftësi superiore.
Forcat Ajrore Amerikane planifikojnë t’i blejnë 100 avionë të tillë.
Gjashtë shembuj të bombarduesit B-21 janë duke u montuar aktualisht në objektin Palmdale në Kaliforni. Në periudhën në vijim do të ketë prova të motorit, kontrollim të performancës së hidraulikës gjatë shpejtësive më të ulëta e të ngjashme. Pas kësaj, më 2023 është planifikuar fluturimi i parë.
Edhe
SHBA-ja prezanton bombarduesin e teknologjisë së fundit
Sipas planifikimeve, bombarduesit B-21 do të qëndrojnë në bazën e Forcave Ajrore Ellsworth në Dakotën e Jugut, në bazën e Forcave Ajrore Whiteman në Misuri dhe në bazën e Forcave Ajrore Dyess në Teksas. /klix
VIDEO: