Teksa SHBA po vlon nga protestat pas vrasjes së George Floyd, presidenti Donald Trump kërcënon protestuesit.
Në Mineapolis, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike, protestuesit i kanë vënë flakën godinës së rajonit të Policisë.
Për të frenuar dhunën mësohet se mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytet.
Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kërcënonte protestuesit. “Mungesë e plotë udhëheqëse. Kryebashkiaku i të majtës radikale, Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojën Kombëtare”, tha Trump.
“Këta rrugaçë po çnderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat”.
-
Trumpi kërcënon me përdorim force kundër protestuesve
-
Vazhdojnë protestat në SHBA, Nju-Jorku shndërrohet në fushëbetejë, trazira edhe në Europë
-
Trumpi kërcënon protestuesit me ushtri
-
Trumpi autorizon dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago
-
Ambicia e Trumpit për ta bërë kombëtare goditjen e krimit po nxit tensione