Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur 17 akuza të reja kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange, i cili po përballet me ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar.
Akuzat e fundit përfshijnë marrjen dhe publikimin në mënyrë të paligjshme të emrave të burimeve të klasifikuara, transmeton KTV.
Ai u akuzua më parë për konspiracion, së bashku me Chelsea Manning.
Assange po vuan dënimin me burgim në Britani të Madhe, për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht.