Shtetet e Bashkuara e kanë lëshuar pasaportën e parë në të cilën përcaktimi gjinor është shkruar me "X". Kjo është vlerësuar një arritje historike për personat që nuk identifikohen si burra apo gra.
Njoftimi për lëshimin e pasaportes e bëri Departamenti i Shtetit, ndërsa Dana Zzyym, si personi i parë që mori një pasaportë të tillë, u shpreh se është një moment i veçantë.
Kjo mundësi, sipas autoriteteve amerikane do t’ju jepet të gjithë aplikuesve për pasaportë pasi të bëhet përditësimi i formularit të aplikimit në fillim të vitit 2022.
E dërguara e Posaçme diplomatike e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), Jessica Stern, tha se ky është një moment historik pasi mundëson që dokumentet e lëshuara nga Qeveria të jenë në përputhje me "realitetin e mënyrës së jetesës" dhe se ekziston një gamë më e gjerë e tipareve të seksit njerëzor sesa vetëm burrë apo grua.
“Nëse një person posedon dokumentin i cili pasqyron identitetin e tij të vërtetë atëherë ai jeton me dinjitet dhe respekt më të madh”, shtoi ajo.
Shtetet e Bashkuara i bashkohen të paktën 10 vendeve të tjera të cilat lejojnë qytetarët të mos e caktojnë gjininë burrë ose grua, por një gjini tjetër. Ato janë: Argjentina, Australia, Kanadaja, Gjermania dhe India.
-
Danimarka këshillon transgjinorët të paraqiten në Ambasadën amerikane para se të nisen në SHBA
-
Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
SHBA-ja do të lëshojë pasaporta me fotografinë e Trumpit për 250-vjetorin e Amerikës
-
“Merr atë që mundesh” - nxitimi global për pasaportë të dytë