Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja konfirmon vdekjen e udhëheqësit të lartë ushtarak të Hamasit

Udhëheqësi i Hamasit, Marwan Issa, ka vdekur në një sulm ajror izraelit, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Suvillan.

Si zëvendëskomandant ushtarak, Issa ishte udhëheqësi më i lartë i Hamasit që ka vdekur që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Grupi palestinez, i cili kontrollon Gazën, nuk i ka komentuar zyrtarisht raportet për vdekjen e tij, raporton BBC.

Burimet e mediave izraelite kanë raportuar se Issa u vra në një sulm në një tunel nën kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore javën e kaluar.

Ai konsiderohej një nga njerëzit më të kërkuar të Izraelit. Bashkimi Evropian i cili e vendosi liderin e Hamasit në listën e tij të zezë terroriste, e lidhi atë drejtpërdrejt me sulmin e 7 tetorit të udhëhequr nga grupi që vrau rreth 1200 njerëz.

Image

Ushtria izraelite ka vrarë një numër udhëheqësish të lartë të Hamasit që nga 7 tetori. Lideri politik i Hamasit, Saleh al-Arouri vdiq në një shpërthim në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh. Izraeli konsiderohet gjerësisht përgjegjës për atë sulm.

Edhe Vritet shefi më i lartë ushtarak i Hamasit në një sulm ajror në Gazë Botë Vritet shefi më i lartë ushtarak i Hamasit në një sulm ajror në Gazë

Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se liderë të tjerë të Hamasit besohet të jenë të fshehur, “me gjasë thellë në rrjetin e tunelit të Hamasit” në Gaza.

Ai u zotua se SHBA-ja do të ndihmojë Izraelin në kërkimin e tij të vazhdueshëm për udhëheqësit kryesorë të Hamasit, duke shtuar: “Drejtësia do të vijë edhe për ta”.