Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnukin tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin sanksione të reja kundër Turqisë nëse prifti Andrew Branson nuk do të lirohet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në një takim të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë se Turqia "nuk u tregua mik i mirë" ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Bloomberg, përcjell kp.
Branson akuzohet në Turqi për pjesëmarrje në grusht-shtetin e dështuar në vitin 2016 dhe aktualisht është në paraburgim shtëpiak. Ai kaloi më shumë se dy dekada në Turqi.