Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, gjatë takimit me ministrin kroat të Punëve të Brendshme ka thënë se SHBA-ja është gatshme të përfshihet në zgjidhjen e kontestit kufitar Kroacia-Slloveni nëse dy vendet pajtohen për këtë, transmeton Koha.net.
Ministri kroat i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviq pas kthimti nga SHBA-ja, ku, ndër të tjerë, ka biseduar edhe me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Europë e Euroazi Wess Mitchell, ka deklaruar se SHBA-ja është gatshme për përfshirjen eventuale në zgjidhjen e kontesti kufitar të Kroacisë e Sllovenisë në Gjirin e Piranit nëse dy vendet aleate të NATO-s e të BE-së nuk e zgjidhin atë në mënyrë konstruktiven.
Bozhinoviq, siç përcjell al jazzera, ka thënë se Mitchell është interesuar në veçanti për qëndrimin kroat ndaj dinamikës së marrëdhënieve me Slloveninë në dritën e vendimit ë Gjykatës së Arbitrazhit.
Përkundër Sllovenisë, Kroacia nuk e pranon vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit dhe insiston për zgjidhje në bisedimet bilaterale.
-
Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim
-
Sekretari Blinken i gatshëm të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
-
Reeker: SHBA-ja e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Mitchell: SHBA pret zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës