Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, ka thënë se Washingtoni do të dërgojë 500 trupa për t’u stacionuar përgjithmonë në Gjermani.
Këtë deklaratë, ai e dha në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, në Berlin.
“Këto forca do të përforcojnë parandalimin dhe mbrojtjen në Evropë, dhe do të rrisin aftësitë tona ekzistuese për të parandaluar luftëra dhe nëse është e nevojshme, do të luftojnë e fitojnë”, ka thënë ai.
Shtimi i trupave amerikane në Evropë vjen pak kohë pasi presidenti i ri amerikan Joe Biden vendosi të tërhiqte vendimin e ish-presidentit Donald Trump për tërheqjen e forcave nga Evropa.
Artikuj të ngjashëm
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme
-
Dy zyrtarë të Senatit shprehin shqetësim për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
-
Ministri gjerman: Trupat amerikane në Evropë ishin në interesin tonë dhe të SHBA-së
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm