Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga sulmi i papritur në Rusi – për të cilin Moska thotë se përfundoi me humbjen e kryengritësve të armatosur që hynë nga Ukraina, shkruan BBC.
Pjesë të rajonit kufitar të Belgorodit u sulmuan të hënën, në një nga aksionet më të mëdha ndërkufitare që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Rusia më vonë publikoi fotografi të automjeteve ushtarake perëndimore të braktisura ose të dëmtuara, duke përfshirë Humvees të prodhuar në SHBA.
SHBA këmbënguli se nuk “inkurajoi apo mundësoi sulme brenda Rusisë”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit pranoi raportet që “qarkullojnë në mediat sociale dhe gjetkë” se armët e furnizuara nga SHBA-ja ishin përdorur, por ka thënë se vendi i tij ishte “skeptik në këtë kohë për vërtetësinë e këtyre raporteve”.
Edhe
Rusia kërcënon me hakmarrje për bombardimin e territorit të saj
Fshatrat në Belgorod pranë kufirit u evakuuan pasi u vunë nën zjarr. Rusia thotë se 70 sulmues u vranë dhe ka këmbëngulur se luftëtarët ishin ukrainas.
Por Kievi mohon përfshirjen - dhe dy grupe paraushtarake ruse që kundërshtojnë presidentin rus Vladimir Putin thonë se qëndrojnë pas inkursionit.
-
Zelensky konfirmon se ushtria ukrainase ka hyrë në rajonin rus të Belgorodit
-
Rusia e Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme, gjersa Trump e Putin biseduan
-
Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod
-
Edhe një rajon tjetër rus shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit të forcave ukrainase