Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Japonia testojnë sistemin mbrojtës kundër raketave IJIS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kanë testuar me sukses sistemin e mbrojtjes kundër raketave IJIS jo shumë larg bregut të Havai, thanë sot zyrtarët ushtarakë amerikanë, transmeton kp.

“Testimi i sistemit siguron besim në aftësinë e ardhshme të Japonisë për të trajtuar kërcënimet në rajon”, tha gjenerali Sem Graves, drejtor i agjencisë amerikane të mbrojtjes nga raketat.