SHBA-ja tani ka lënë prapa Italinë si vendi me më së shumti viktima nga koronavirusi në të gjithë botën.
Në të dhënat e fundit nga Universiteti John Hopkins në SHBA janë shënuar 20,608 deri më tani, derisa janë mbi 530 mijë të infektuar me Covid-19, transmeton KOHA.
Vetëm dje në SHBA janë shënuar mbi 2 mijë viktima.
Epiqendra e Covid-19 në SHBA është Neë Yorku me mbi 180 mijë të infektuar.
E dyta për nga numri i viktimave në nivel global është Italia me 19,468 sipas të dhënave nga John Hopkins. Ajo pasohet nga Spanja me mbi 16 mijë, dhe Franca me mbi 13 mijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 3 milionë të infektuar me koronavirus në SHBA
-
Mbi 80,000 viktima nga koronavirusi në SHBA
-
Numri i viktimave të COVID-19 në SHBA shkon në 65 776, i të infektuarve në 1 131 492
-
Mbi 200 mijë viktima dhe mbi 2.9 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë
-
Mbi 42 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA