Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kiev, sot sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Rusisë se duhet të marrë hapat e para për të zbutur dhunën në Ukrainën Lindore.
Tillerson foli në krah të Presidentit ukrainas, Petro Poroshenko pas një takimi që ata paten për të diskutuar mbi rrugët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën Lindore dhe mbështetjen për përpjekjet për reformat në vend.
“Përsa kohë që palët angazhohen për këto objektiva, kam besim se mund të shënojmë përparim", tha Tillerson duke iu referuar marrëveshjeve të Minskut për armëpushim për të cilin, Moska dhe Kievi ranë dakord në vitin 2015.
Artikuj të ngjashëm
-
Blinkeni flet me Lavrovin në telefon, kërkon që Rusia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
-
SHBA-ja do paqe mes Ukrainës dhe Rusisë
-
Tillerson: Agresioni rus në Ukrainë, pengesë në raportet me SHBA-të
-
Poroshenko: Vizita e Tillersonit – sinjal i fuqishëm i mbështetjes amerikane
-
Stoltenberg dhe Tillerson bisedime me Poroshenkon për konfliktin në Ukrainë