Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shtangur disa fëmijë me shaka të çuditshme dhe lëvizjet e tij të pazakonta gjatë një diskutimi në një shkollë.
I ulur në karrige dhe me zë të ulët, presidenti rus iu adresua një audience tejet të zgjedhur të fëmijëve 9 deri 12 vjeç në një shkollë në Kaliningrad. Të gjithë të pranishmit u desh të karantinoheshin për dy javë para ngjarjes, duke nxitur edhe më shumë spekulimet për sëmundjen e supozuar të liderit 69-vjeçar.
Duke folur për Ukrainën, Putini e pati të pamundur të ndalte lëvizjen e këmbëve të tij. Pos lëvizjeve, Putini në fjalimin e tij për rëndësinë e disiplinës, shokoi të pranishmit me një shaka të papritur, shkruan “Metro”.
“Duhet të jeni të motivuar të arrini qëllimin tuaj. Dhe sigurisht, të punoni fort. Krejt këto bashkë janë tejet të rëndësishme. Puna e madhe është talent në vete. Nuk është vetëm, më falni në shprehje, ‘prapanicë e butë’. Është një talent që të detyrosh veten të punosh dhe të jesh në gjendje ta bësh atë në mënyrë produktive”, ka thënë Putini duke lënë të befasuar opinionin.
А что у него с ногами происходит? Ему же не пять лет. Должно быть этому какое-то медицинское объяснение pic.twitter.com/fTO7f5yUQ7
— Илья Барабанов (@barabanch) September 1, 2022
Menjëherë shpërthyen reagimet në rrjete sociale. Deklarata e tij u lidh më së shumti me nofkën e ish-ministrit të Jashtëm sovjetik, Vyacheslav Molotov, që kishte nënshkruar listë ekzekutimesh masive, e që gjatë kohës së Stalinit njihej me nofkën si “prapanicëforti” për shkak se rrinte ulur në karrige për 20 orë nonstop.
Video tregon të pranishmit që mbesin duke shikuar në heshtje.
Edhe
Pushtimi i Ukrainës do të duhej të bëhej më herët, thotë Putini
Gjatë fjalimit, Putini ka komentuar luftën dhe ka shtuar se dëshironte t’i rimerrte territoret që i konsideron “tradicionalisht ruse”, duke iu referuar Donbasit në Ukrainë.
“Njerëzit tanë po luftojnë për të mbrojtur popullin e Donbasit dhe vetë Rusinë”, ka thënë ai.