Kryetari i organizatës së ashtuquajtur Klubi Përparimtar i Serbisë, Çedomir Antiq, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Serbi “edhe njëherë treguan se ideja për një autonomi më të madhe të Vojvodinës nuk e ka mbështetjen e banorëve të Krahinës”, e citon atë “Danas”, transmeton Koha.net.
“Prandaj Krahina e Vojvodinës duhet të suprimohet meqë ajo është një krijesë jodemokratike që ka mbetur nga regjimi jodemokratik”, ka thënë Antiq.
Zgjedhjet presidenciale, është shprehur Antiq, treguan “debaklin e idesë së Vojvodinës”, ndërsa rezultatet e tyre janë rast që sërish të hapet kjo çështje.
Koment nga redaksia: Autonomia e Vojvodinës, që popullohet nga shumicë serbe, është pak më e madhe se ajo e komunave në Serbi. Por, edhe kaq sa është u pengon nacionalistëve serbë. Vetëm mund të imagjinohet se çfarë “autonomie” do t’i dëshironin ata Kosovës po ta kishin në dorë.