Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia tërheq pa asnjë paralajmërim gjithë stafin e Ambasadës në Shkup

I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd.

Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë.

Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.