Qeveria e Serbisë e ka miratuar të enjten propozimin e Shtabit të Krizës në këtë shtet, për hapjen e kufijve, teksa ka vendosur se testi për koronavirus nuk do të jetë i nevojshëm për ata që hyjnë.
Më parë autoritetet serbe kërkonin, që qytetarët të cilët ktheheshin nga vendet tjera, të posedonin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose në të kundërtën detyroheshin të kalonin në izolim një periudhë 14 ditëshe.
Por, kjo masë nuk do të vlejë më.
"Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit", thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë.
Në kuadër të masave kundër pandemisë, Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorante, kafene, shkolla dhe kopshte. Por, këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska kur janë jashtë shtëpisë.
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
-
Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon