Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka arsyetuar vendimin e Beogradit zyrtar për t’u armatosur.
Ai ka thënë se Serbia është një ‘arrë e fortë’, të cilën nuk është lehtë për ta thyer.
“Të jetojmë në frikë nga luftërat... blejmë armë për t’u mbrojtur. Nëse e shohin Serbinë si një arrë të fortë, do të thotë se nuk është e lehtë për ta thyer”, u shpreh kreu i shtetit serb, transmeton KosovaPress.
Serbia së fundi ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 18 sistemeve mistral me 50 raketa, të cilat do të jenë në gjendje t’iu shmangen laserëve dhe të godasin fluturaket gjatë fluturimeve të ulëta.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq thotë se ka frikë nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës e Kroacisë
- Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës