Botë

Serbia mbështet tërësinë territoriale të Spanjës

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se Serbia përkrah integritetin territorial dhe unitetin e Spanjës dhe shpreson se të gjithë problemet atje do të zgjidhen me dialog e jo me hapa sikur që e ka qenë e ballafaquar Serbia në rastin e Kosovës, transmeton Koha.net.

"Spanja intensivisht e përkrah integritetin territorial të Serbisë, po kështu edhe Serbia do ta përkrahë integritetin territorial të Spanjës”, citon tanjug të ketë thënë Daçiq.

Madridi zyrtar këto ditë ka ashpërsuar masat kundër Barcelonës e cila ka paralajmëruar mbajtje referendumi për pavarësi të Katalonjas nga Spanja.